image Ekskluzive: Ky është polici i arrestuar që dyshohet se dëmtoi provat në laboratorin e drogës në veri

Siguri

Ekskluzive: Ky është polici i arrestuar që dyshohet se dëmtoi provat në laboratorin e drogës në veri

news image

Një zyrtar policor është arrestuar sot pasi dyshohet se ka dëmtuar provat në laboratorin e drogës që u zbulua dje në Zveçan.

Burimet e Sinjalit nga Veriu kanë bërë të ditur se polici i arrestuar është Andria Rakiq, nga Njësia e Reagimit të Shpejtë.

Rakiq dyshohet se ka qenë në sigurimin e vendit të ngjarjes pas përfundimit të aksionit, ku dyshohet se me qëllim të zhdukjes së gjurmëve për personat e implikuar në laboratorin e drogës, dëmtoi fizikisht kamerat dhe ka zhdukur DVR.

Lidhur me këtë rast, tashmë kanë nisur hetimet dhe janë duke u intervistuar edhe disa zyrtarë policorë.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

/GazetaSinjali/