Një aksident ka ndodhur në fshatin Qyshk të Pejës, ku një këmbësore është goditur nga një automjet.
Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi nga Policia për rajonin e Pejës.
Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se 22-vjeçarja, e cila ishte këmbësore, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për rastin siç merr vesh Gazeta Sinjali është arrestuar polici Argjent Kastrati.
Për arrestimin e tij ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës.
“Bazuar në veprimet e ndërmarra hetimore të ndërmarra deri tani dhe pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, zyrtari policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik””.
Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.