image Ekskluzive: Ky është polici i arrestuar nën dyshimet për organizim të lojërave të fatit

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është polici i arrestuar nën dyshimet për organizim të lojërave të fatit

news image

Foto ilustruese


Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për një aksion të Policisë së Kosovës, në koordinim me institucionet tjera, që është zhvilluar për t’i dhënë goditje bixhozit të paligjshëm, në rajonin e Prishtinës. Gjatë operacionit policor, janë arrestuar një zyrtar policor dhe së paku dy qytetarë, të cilët kanë qenë objekt i hetimit.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije ekskluzivisht se zyrtari policor që u arrestua nën dyshimin për organizim të lojërave të fatit, është Safet Nura, i cili shërben në Stacionin Policor “Jugu”, në Prishtinë.

Polici i arrestuar dhe dy qytetarët që përfunduan në pranga janë hetuar si të dyshuar për veprën penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Kujtojmë se aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/