image Ekskluzive: Ky është personi që u plagos sonte në Prishtinë, njihet me nofkën 'Canki'

Siguri

Ekskluzive: Ky është personi që u plagos sonte në Prishtinë, njihet me nofkën ‘Canki’

news image

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku një person është plagosur dy herë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se personi që u qëllua me armë zjarri është Veton Gashi – i njohur si ‘Canki’.

‘Canki’ u plagos dy herë nga i dyshuari dhe akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë përkatëse të Policisë, ku po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/