Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar mbrëmë në Fushë Kosovë, pasi gjatë kontrollit nga Policia rezultoi me tri urdhër-arreste aktive të lëshuara nga Gjykata, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se mbrëmë njësia policore në rrugën “Majaci” ka ndaluar një 31-vjeçar i cili pas verifikimit rezultoi se ishte nën urdhër-arrest të trefishtë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.
Gazeta Sinjali merr vesh se i arrestuari është: Bashkim Ismajli.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë, ku do të qëndrojë në ndalim për 48 orë, me urdhër të autoriteteve kompetente.
Gazeta Sinjali do të sjellë detaje shtesë për këtë rast posa ato të konfirmohen zyrtarisht.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.