Gazeta Sinjali raportoi më parë për një rast ku një person i dyshuar për një sulm brutal që ndodhi më 2 qershor 2025 në “Hib Petrol”, afër rrethit të QMI-së në Llapnasellë, është dorëzuar në polici pas disa ditësh hetimesh.
Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Drin Asllani, 31 vjeçar, i cili ishte në kërkim për lëndim të rëndë trupor ndaj L.Sh, 47 vjeçar, u paraqit vetë në Stacionin Policor të Graçanicës më 9 qershor.
Ngjarja kishte ndodhur pas një bisede për punë të përbashkëta, ku Asllani e kishte goditur brutalisht viktimën me grushta dhe më pas e kishte shtyrë drejt një strukture betoni, duke i shkaktuar thyerje në krahun e majtë dhe lëndime në fytyrë.
Pas intervistimit të tij nga hetuesit, dhe në koordinim me prokurorin kujdestar, është marrë vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet si “Lëndim i rëndë trupor”.
Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të incidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
/GazetaSinjali/