image Ekskluzive: Ky është personi që u arrestua për vjedhjen e 100 mijë eurove në Pejë – u kap në tentativë për t’u larguar

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është personi që u arrestua për vjedhjen e 100 mijë eurove në Pejë – u kap në tentativë për t’u larguar

news image

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që dyshohet për vjedhjen e rëndë në një shtëpi në Pejë, ku u raportua humbja e gjësendeve me vlerë deri në 100 mijë euro, është 37-vjeçari Berat Bulliqi.

I dyshuari është kapur nga Policia në përpjekje për të ikur, gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e 21 prillit, në kuadër të një operacioni të gjerë bastisjeje në tri lokacione të ndryshme, në bashkëpunim mes Hetimeve Rajonale, Krim-Teknikës dhe njësive të tjera të sigurisë në Pejë.

Gjatë kontrollit janë gjetur ora dore dhe sende të tjera me vlerë, që dyshohet se janë pjesë e asaj që është vjedhur, dhe që pritet të identifikohen nga pronari i dëmtuar.

Berat Bulliqi është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për të verifikuar nëse janë përfshirë edhe persona të tjerë në këtë rast.

Sinjali do t’ju sjellë të rejat më të fundit nga ky rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/