image Ekskluzive: Ky është personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë në Kodër të Trimave

Siguri

Ekskluzive: Ky është personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë në Kodër të Trimave

news image

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku në lagjen “Kodra e Trimave” janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Si pasojë e kësaj, një person ka mbetur i plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se i plagosur ka mbetur Hetem Gashi, 45 vjeçar, i cili është duke u trajtuar në QKUK.

Rasti ka ndodh sot rreth orës 07:00 në mëngjes, ndërsa lajmin për Gazetën Sinjali ka konfirmuar edhe Policia.

“Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë”.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë mes tjerash zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

/GazetaSinjali/