image Ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se iu ofroi ryshfet zyrtarëve policor te Dheu i Bardhë, arrestohet

Siguri

Ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se iu ofroi ryshfet zyrtarëve policor te Dheu i Bardhë, arrestohet

news image

Gjatë ditë së djeshme një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar t’i jap atyre ryshfet. I dyshuari tentoi kalimin e kufirit pa e paguar sigurimin e automjetit, raporton Sinjali.

Sinjali mëson se i dyshuari që tentoi ryshfetin ndaj zyrtarëve policor në kufi është Përparim Sadiku rreth 34 vjeçar.

Sadiku gjatë kontrollit të dokumentacioneve nga zyrtarët policor ka tentuar shmangien nga pagesa e sigurimit të automjetit me targa të huaja dhe i ka ofruar para të gatshme – 20 euro në formë ryshfeti.

Policia menjëherë kanë proceduar me veprimet ligjore, duke e arrestuar atë, ku me këtë rast u njoftua edhe prokurori i rastit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/