image Ekskluzive | Ky është personi i plagosur gjatë grabitjes e armatosur në Veternik - pjesëtar i sigurimit

Siguri

Ekskluzive | Ky është personi i plagosur gjatë grabitjes e armatosur në Veternik – pjesëtar i sigurimit

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në afërsi të qendrës tregtare “Albi Mall”, ku pati edhe të shtëna me armë dhe për pasojë një person mbeti i plagosur. Cak i sulmit ishte një furgon që transportonte para, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i plagosur është Fahri Ademi, 42 vjeçar – pjesëtar i sigurimit në kompaninë “Istambul Ozel Guvenlik”.

I plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga Policia e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.”

/GazetaSinjali/