image Ekskluzive: Ky është personi i kërkuar që iku para syve të policëve në Prishtinë, familjari i tij i pengoi për ta arrestuar

Siguri

Ekskluzive: Ky është personi i kërkuar që iku para syve të policëve në Prishtinë, familjari i tij i pengoi për ta arrestuar

news image

Arrestimi i të dyshuarve dhe i të dënuarve për vepra të ndryshme penale duhet të bëhet me siguri të lartë, që ua pamundëson atyre ikjen. Por rastet e arratisjeve nuk janë edhe të rralla për Policinë e Kosovës. Shpeshherë ka ndodhur që të dyshuarit t’iu ikin para syve të tyre, qoftë në lokacionet ku kanë intervenuar, apo edhe nga veturat zyrtare e stacionet policore, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në rrugën “Hasan Remniku” në Prishtinë, ku Policia arriti ta lokalizojë vendndodhjen e një personi që ishte në kërkim, por që nuk arriti ta kap.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Driton Osmanin, i cili ishte cak i Policisë pasi ishte në listën e personave që janë në kërkim policor.

Bazuar në informacionet e para, njësia policore nuk ka arritur ta arrestojë Osmanin, pasi policët janë penguar nga një familjar i tij, i cili ia mundësoi arratisjen.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari që e pengoi Policinë përfundoi vet në pranga, pasi u arrestua gjatë tentativave të tij për të mos i lejuar që ta kapin Driton Osmanin.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

/GazetaSinjali/