image Ekskluzive: Ky është personi i katërt i arrestuar nga Policia për tentim vrasjen e dy vëllezërve në Drenas

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është personi i katërt i arrestuar nga Policia për tentim vrasjen e dy vëllezërve në Drenas

news image

Gazeta Sinjali raportoi më 26 janar për ngjarje e rëndë që ka ndodhur në fshatin Çikatovë e Re të Drenasit, ku tre persona të panjohur kishin sulmuar me thikë dy vëllezër të cilët pas rastit kishin kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e qytetit.

Për rastin tashmë siç merr vesh Gazeta Sinjali është arrestuar dje një person.

Ai sipas burimeve të Gazetës Sinjali është: Valon Rexhepi, 25-vjeçar, i cili me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të dyshuar për rastin janë edhe Valon QitakunAlbert Qitakun dhe Altrin Qitakun të cilët po ashtu janë arrestuar nga Policia.

Sipas informacioneve ka sigurua Gazeta Sinjali, të dyshuarit kanë shkuar në fshatin e viktimave dhe për motive të panjohura i kanë sulmuar me thikë duke i shkaktuar edhe plagë.

Gazeta Sinjali gjithashtu ka mësuar se viktimat janë nga familja Qerkinaj dhe se kanë pranuar tretma mjekësor pas plagëve të marr nga sulmi me thikë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/