image Ekskluzive: Ky është personi i dyshuar që e goditi disa herë me thikë 30 vjeçarin në Prishtinë

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është personi i dyshuar që e goditi disa herë me thikë 30 vjeçarin në Prishtinë

news image

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Capital Residence” në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë, ku një person është therur disa herë me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është Enis Uglari, 30 vjeçar, i cili është goditur me thikë rreth 6-7 herë.

Ai aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente për trajtim mjekësor.

Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se i dyshuar për rastin është personi i njohur me nofkën “Greku”, i cili është në arrati.

Siç mëson Gazeta Sinjali, Policia është në kërkim të të dyshuarit, i cili dyshohet se ka ikur me një veturë të tipit Peugeot 208.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar me rastin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/