image Ekskluzive: Ky është personi i dyshuar për plagosjen në Brekoc të Gjakovës

Siguri

Ekskluzive: Ky është personi i dyshuar për plagosjen në Brekoc të Gjakovës

news image

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. I dyshuari tashmë është arrestuar, ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që qëlloi me armë një person në Gjakovë është Pal Berisha.

Sinjali ka raportuar gjatë ditë se personi që u qëllua me armë zjarri po trajtohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Rastin për Sinjalin u konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 09:30, kemi pranuar informatë për një rast plagosje në fshatin Brekoc-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore dhe ambulanca kanë dalur menjëherë në vendngjarje. Viktima, një person i moshës madhore, është dërguar për trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull, gjithashtu i moshës madhore”, ka thënë ai.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/