image Ekskluzive: Ky është personi i arrestuar që kërkohej nga Gjykata, i dënuar me 2 vjet burgim për dhunë e kanosje

Siguri

Ekskluzive: Ky është personi i arrestuar që kërkohej nga Gjykata, i dënuar me 2 vjet burgim për dhunë e kanosje

news image

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga organet e rendit arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Plot të akuzuar e të dënuar për vepra të ndryshme penale, që kanë ikur nga duart e drejtësisë, shpallen në kërkim dhe ndaj tyre lëshohen urdhëresa.

Njëri prej tyre ka përfunduar në prangat e Policisë dhe tashmë është dërguar në vuajtje të dënimit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Visar Gërvallën, i dënuar me 2 vite e disa muaj burgim.

46-vjeçari u arrestua në Prishtinë dhe i njëjti kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi ishte shpallur fajtor për dhunë në familje, kanosje dhe lëndim trupor.

Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.

/GazetaSinjali/