image Ekskluzive: Ky është personi i arrestuar që dyshohet se e gjuajti policin me dy plumba në Pejë

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është personi i arrestuar që dyshohet se e gjuajti policin me dy plumba në Pejë

news image

Një rast i gjuajtjes me armë ka ndodh sot rreth orës 16:08 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, pikërisht para stacionit policor, cak i të shtënave ishte një polic. Tashmë i dyshuari është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali polici ndaj të cilit është shtënë është: Denis Shala.

Ky i fundit, dyshohet se është gjuajtur nga i dyshuari Ermal Manaj, siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali nga burimet e saja.

Ermal Manaj, është djali i Dardan Manaj, i cili të shtunën u përfshi në një rast të sulmit në qytetin e Pejës, ngjarje për të cilën raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ndryshe, i dyshuari për gjuajtjen ndaj policit është arrestuar, njofton Policia e Pejës.

“Rreth orёs 18:25, ёshtё arritur te arrestohet i dyshuari i këtij rasti, ёshtё sekuestruar arma e cila dyshohet qё ёshtё përdor nё rast, poashtu ёshtё sekuestruar edhe vetura e cila ёshtё përdorur nё rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Tё gjitha veprimet janё marrё ne koordinim me Prokurorin e shtetit,  i dyshuari pas intervistimit me vendim te Prokurorit tё shëtit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”.

Rasti cilësohet “Vrasje e Rёndё nё Tentativë” dhe “Mbajtje nё Pronësi, Kontroll ose Posedim i Paautorizuar i Armëve”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/