image Ekskluzive: Ky është personi i arrestuar për fajde dhe detyrim në Prizren, ndalohet për 48 orë

Siguri

Ekskluzive: Ky është personi i arrestuar për fajde dhe detyrim në Prizren, ndalohet për 48 orë

news image

Hetimet Rajonale në Policinë në Prizren në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë zhvilluar një aksion të enjten që rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprat penale fajde dhe detyrim. I dyshuari përfundoi në mbajtje dhe tasti tashmë është konfirmuar nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar është Zijajdin Vragoviq, rreth 23-vjeçar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima është i moshës së njëjtë nga familja Haskuka.

Personi që u prangos dyshohet se  me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/