image Ekskluzive | Ky është njëri nga të dyshuarit për grabitjen e të miturit në Gjakovë, në pranga edhe dy të mitur

Ekskluzive

Ekskluzive | Ky është njëri nga të dyshuarit për grabitjen e të miturit në Gjakovë, në pranga edhe dy të mitur

news image

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuarit që dyshohet se morën pjesë në grabitjen e dhunshme të një të mituri në Gjakovë, rast që tronditi opinionin pasi viktima u sulmua me thikë dhe iu morën paratë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ngjarja kishte ndodhur më 1 qershor në rrugën “Ferid Domi”, ku një i mitur ishte sulmuar nga tre persona, njëri prej të cilëve dyshohet se e kishte goditur me thikë, ndërsa më pas i kishin marrë me forcë rreth 115 euro dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas veprimeve intensive hetimore, Sektori i Hetimeve Rajonale ka arritur të identifikojë dhe shoqërojë tre personat e dyshuar: Albion Morinën si dhe dy të mitur me inicialet I.A. dhe A.A.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të tre janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, Albion Morinës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa dy të miturve u është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.

Rasti po hetohet si “Grabitje”, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rolin e secilit prej të dyshuarve në sulmin ndaj viktimës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/