image Ekskluzive: Ky është majori i policisë që u dërgua në procedurë disiplinore, mori pjesë në tubimin e LDK-së

Siguri

Ekskluzive: Ky është majori i policisë që u dërgua në procedurë disiplinore, mori pjesë në tubimin e LDK-së

news image

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka marrë masa ndaj një majori të Policisë, pas dyshimeve se i njëjti është bërë pjesë e një tubimi zgjedhor, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali majori që u dërgua në procedurë disiplinore është: Isak Ejupi.

Ky i fundit, ka marrë pjesë në një tubim të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Aty ai dëgjohet duke thënë ‘mos vdeksha pa e pa LDK-në t’u qeverisë e vetme’.

IPK u bën thirrje publike të gjithë zyrtarëve policorë që të qëndrojnë të paanshëm dhe larg aktiviteteve politike apo tubimeve parazgjedhore.

/GazetaSinjali/