image Ekskluzive | Ky është ekstraduari nga Belgjika në Kosovë, dërgohet në vuajtje të dënimit

Ekskluzive

Ekskluzive | Ky është ekstraduari nga Belgjika në Kosovë, dërgohet në vuajtje të dënimit

news image

Gjatë ditës së mërkurë është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Belgjika, i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Sinjali merr vesh ekskluzivisht se bëhet fjalë për Leonard Bezhin, i dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “grabitje”.

I dyshuari ishte arrestuar më herët nga autoritetet belge, ndërsa pas ekstradimit është dorëzuar tek njësitet policore në rajonin e Prizrenit për procedurat e mëtejshme ligjore.

Bezhi është dërguar në vuajtje të dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/