Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka marrë masa ndaj një majori të Policisë, pas dyshimeve se i njëjti është bërë pjesë e një tubimi zgjedhor, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali koloneli që u suspendua nga IPK është: Nexhmi Krasniqi, drejtor në Drejtorinë Rajonale për kufi.
Krasniqi dyshohet se ka marrë pjesë në një darkë të shtruar për anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, në Prizren.
Në atë darkë ishin edhe kandidatët për deputetë nga PDK-ja, Nait Hasani dhe Fatbardh Rexha.
Ku i fundit shkruan se “në Prizrenin e bukur e historik bashk me Nait Hasanin u prita me shumë ngrohtësi dhe entuziazëm për fitoren e Partisë Demokratike te Kosovës dhe Bedri Hamzës Kryeministër”.
Në këtë tubim, fotot për të cilin janë shpërndarë më 6 janar, dyshohet se ka marrë pjesë edhe koloneli Krasniqi, rast për të cilin u suspendua nga Inspektorati Policor i Kosovës.