image Ekskluzive: Ky është kallëzimi penal për krimin e Jeton Buqukut, zyrtari policor Krasniqi e denoncoi rastin

Siguri

Ekskluzive: Ky është kallëzimi penal për krimin e Jeton Buqukut, zyrtari policor Krasniqi e denoncoi rastin

news image

Biznesmeni nga Peja, Jeton Buquku, pronar i fabrikës për përpunimin e mishit “Buquku”, i është përfshirë në një skandal vitin e kaluar. Në pamjet e publikuara sot nga Sinjali, ai shihet duke rrahur një person, në lokalin e tij dhe duke i bërë presion për të dëshmuar lidhur me një rast. Në vendin ku ndodhi incidenti u pa edhe zyrtari policor, Enver Krasniqi, raporton Gazeta Sinjali.

Bazuar në informacionet e para, dyshohej se rasti nuk është raportuar dhe nuk është marrë asnjë veprim hetimor, për çka redaksia dërgoi pyetje në Prokurorinë Themelore në Pejë.

Mirëpo insistimi i Sinjalit dhe hulumtimi tutje solli detaje ta reja, që konfirmojnë se polici kreu detyrën dhe e denoncoi këtë rast.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se për këtë rast është dorëzuar kallëzim penal dhe është iniciuar hetimi atë kohë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Redaksia ka siguruar kallëzimin penal, ku ndër të tjera thuhet së zyrtarët policorë që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes kanë intervenuar dhe kanë shoqëruar në stacion policor dy palët.

Për të marrë një konfirmim zyrtar, përveç Prokurorisë, Sinjali ka dërguar pyetje edhe në Policinë Rajonale në Pejë, por edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të PK-së.

Redaksia ka kontaktuar edhe zyrtarin policor Enver Krasniqi, por i njëjti nuk është përgjigjur në thirrje e as në mesazhet e redaksisë.

/GazetaSinjali/