image Ekskluzive: Ky është i riu që i kërcënoi policët e NjRSh-së në Gjakovë, përfundon në ndalim policor

Siguri

Ekskluzive: Ky është i riu që i kërcënoi policët e NjRSh-së në Gjakovë, përfundon në ndalim policor

news image

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze  gjatë kryerjes së detyrave zyrtareve, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Në shumicën e këtyre incidenteve, motivi lidhet me punën e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Cak i kanosjes kanë qenë mbrëmë disa zyrtarë policorë në Gjakovë, teksa po e shoqëronin në stacion policor një 21-vjeçar, i cili u ndal për kontroll, por s’kishte mjete identifikuese.

I riu po dyshohet se i ka kërcënuar policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, duke i paralajmëruar se do ta pësojnë keq.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Leonit Keqa, i cili tashmë ndodhet në qendrën e mbajtjes.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari fillimisht ka deklaruar se nuk e ka të nevojshme të mbajë dokumente identifikuese dhe ka vazhduar më pas me kërcënimet.

Ndër të tjera, i dyshuari iu është drejtuar zyrtarëve policorë se “sherrin keni me ma pa, jeni ba si shkijet”, thonë të njëjtat burime.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/