Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e të riut nga Lipjani që është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata.
Bëhet fjalë për Bleron Mejzinollin, 21-vjeçar nga fshati Shalë i Lipjanit, i cili është arrestuar sot rreth orës 16:15 në vendbanimin e tij.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se pas arrestimit, i riu është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë një dënim me burg prej 5 vitesh, sipas vendimit të formës së prerë të gjykatës.
Rrethanat e dënimit dhe vepra penale për të cilën ai është dënuar nuk janë bërë ende publike.
Sinjali do të raportojë me detaje të reja sapo të konfirmohen nga autoritetet.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!