image Ekskluzive: Ky është i riu me të kaluar kriminale që kërcënoi Policinë në Prizren, ndalohet për 48 orë

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është i riu me të kaluar kriminale që kërcënoi Policinë në Prizren, ndalohet për 48 orë

news image

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodh edhe në Prizren, konkretisht në rrugën “Fan Noli”, ku një qytetar i ka kanosur disa policë derisa ishin duke e kryer punën e tyre.

Gazeta Sinjali merr vesh se i dyshuar për rastin është Misin Basha, 29 vjeçar, person me të kaluar kriminale.

Sipas burimeve të Gazeta Sinjali, i dyshuari nuk ishte ndalur pas urdhrit të patrullës policore, fakt ky që i ka bërë Policinë ta ndjekin atë – derisa e kanë kapur.

Pas këtij momenti, i dyshuari që ka qenë nën ndikimin e alkoolit i ka kërcënuar zyrtarët policorë.

Për pasojë, Basha është arrestuar nga Policia e Prizrenit.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’.

Po ashtu ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gazeta Sinjali kishte raportuar gjatë verës për Misin Bashën, emër ky i njohur për organet e rendit.

Ai ka të kaluar kriminale për plot raste që lidhen me veprat për substanca narkotike, vjedhje e kanosje, “Lëndim trupor” e po ashtu edhe për “Dhunë në familje”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/