image Ekskluzive | Ky është i plagosuri në sulmin me armë pranë Picerisë “Doro” në Prishtinë

Siguri

Ekskluzive | Ky është i plagosuri në sulmin me armë pranë Picerisë “Doro” në Prishtinë

news image

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri që ndodhi në orët e para të mëngjesit pranë Picerisë “Doro” në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që mbeti i plagosur është Kreshnik Maloku (30 vjeç).

Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi rreth orës 01:50 në rrugën “Xheladin Hana”, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri.

Viktima u paraqit për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burimet nga Emergjenca thonë se gjendja e të plagosurit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, Sinjali ka raportuar se Policia ka identifikuar si të dyshuar për rastin Amar Xhemshitin dhe Amir Xhemshitin, të cilët dyshohet se pas të shtënave janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendngjarje është gjetur e braktisur edhe një veturë BMW X6 me targa 01-999-HV, për të cilën dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa Policia është duke vazhduar hetimet dhe kërkimin e personave të dyshuar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/