Një rast i vjedhjes së dokumentuar me kamera sigurie ka çuar në identifikimin dhe ndalimin e një personi të dyshuar për vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit mësojnë se më 11 qershor 2025, rreth orës 01:40, në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, një person kishte arritur të vjedhë rreth 48 copë pllaka qeramike, duke përdorur një veturë të markës Opel, ngjyrë e bardhë.
Gazeta Sinjali merr vesh se i dyshuar për rastin është: Naip Krasniqi.
Rasti është raportuar në Stacionin Policor nga pala ankuese, i cili kishte vërejtur vjedhjen përmes kamerave të sigurisë. Ai kishte siguruar dhe dorëzuar pamjet filmike, të cilat kanë ndihmuar policinë në hetimin e rastit.
Pas veprimeve hetimore të zhvilluara për disa ditë, më 15 qershor, policia ka siguruar prezencën e të dyshuarit, i cili është intervistuar nga hetuesit.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Vjedhje” dhe ndodhet nën hetime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!