image Ekskluzive: Ky është i dyshuari që u kap me drogë – iu bastis shtëpia në Matiqan, u ndalua për 48 orë

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që u kap me drogë – iu bastis shtëpia në Matiqan, u ndalua për 48 orë

news image

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se Albert Leci është personi që u arrestua nga Njësia për Hetimin e Narkotikëve, pasi u kap duke konsumuar marihuanë në veturën e tij, me rreth 100 gram substancë narkotike në posedim.

Pas arrestimit të tij, policia ka bastisur shtëpinë e tij në Matiqan, me autorizim të Prokurorisë, por nuk është gjetur ndonjë substancë apo material tjetër i dyshimtë.

Leci është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij po zhvillohen hetime për “posedim dhe përdorim të paautorizuar të narkotikëve”.

Sinjali do të sjellë zhvillimet e radhës nga ky rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/