image Ekskluzive: Ky është i dyshuari që theri për vdekje me thikë vëllain në Prishtinë

Siguri

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që theri për vdekje me thikë vëllain në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një ngjarje të rëndë që ndodhi në kryeqytet, ku një person u ther për vdekje me thikë nga vëllai i tij. Ky rast tronditi familjen Myftari, ndërsa akoma s’dihet motivi dhe rrethanat e rastit.

Rasti ndodhi para rreth një ore dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës.

Sinjali mëson se Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, i cili doli të jetë vëllai i viktimës, Gent Myftari.

Myftari po dyshohet se e theri disa herë me thikë vëllain e tij, për motive akoma të panjohura.

Auron Myftari mbeti i vdekur si pasojë e therjes me thikë, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, raporton Sinjali.

Policia tashmë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/