Gazeta Sinjali sjell ekskluzivisht identitetin e personit që dyshohet se kreu një nga rastet më të rënda të dhunës në familje, që fatmirësisht nuk përfundoi me fatalitet.
Fidan Berisha, është emri i të dyshuarit për një sulm makabër ndaj bashkëjetueses së tij, ngjarje që ndodhi më 28 maj 2025, në rrugën “Selim Grajqevci” në Fushë Kosovë.
Sipas burimeve të Sinjalit brenda organit të hetuesisë, Fidan Berisha fillimisht e ka ofenduar dhe kërcënuar verbalisht partneren, më pas e ka kapur për fyti dhe me një mjet të mprehtë (thikë) ka tentuar t’ia presë organin gjenital. Viktima ka shpëtuar falë reagimit të shpejtë dhe ka arritur të largohet nga banesa.
Ngjarja është denoncuar më 30 maj në stacionin policor, ndërsa sipas hetimeve të deritanishme, Fidan Berisha është në arrati dhe Policia është në kërkim të tij.
Prokurorja kujdestare ka udhëzuar inicimin e rastit për “Dhuna në familje” në lidhje me veprën penale “Kanosja”, ndërsa njësitet përkatëse kanë nisur veprimet për kapjen e të dyshuarit.
Gazeta Sinjali do të qëndrojë afër këtij rasti dhe do ju informojë për çdo zhvillim të ri.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!