image Ekskluzive: Ky është i dyshuari që sulmoi të riun nga Peja me kondak të revoles dhe u arratis

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që sulmoi të riun nga Peja me kondak të revoles dhe u arratis

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për një rast të rëndë dhune që është raportuar sot paradite në qytetin e Pejës, ku një person ka përfunduar në spital pas një sulmi brutal që dyshohet se është kryer me armë zjarri.

Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për sulmin brutal që ndodhi paraditen e sotme në Pejë, ku një i ri u godit në kokë me pjesën e poshtme të armës së zjarrit.

Bëhet fjalë për Premton Berisha, rreth 20-vjeçar, i cili dyshohet se e ka sulmuar K.K., rreth 22-vjeçar në trotuar, përballë marketit “Minimax”, në rrugën “Uesli Klark”.

Pas sulmit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Policia është vënë në kërkim të tij, ndërsa rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda.

Sinjali do të sjellë detaje të reja së shpejti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/