image Ekskluzive: Ky është i dyshuari që shtiu me armë nga vetura në Prishtinë, arrestohet

Siguri

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që shtiu me armë nga vetura në Prishtinë, arrestohet

news image

Të shtëna me armë janë dëgjuar natën e mbrëmshme në Veternik të Prishtinës, ku dyshohet se një person shtiu dhe u largua me veturë nga vendi i ngjarjes, raporton Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që shtiu me armë dhe e gjuajti armën nga vetura është Flamur Ruhani rreth 35-vjeçar.

Policia me të kuptuar rastin ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut.

Sipas informacioneve të para i dyshuari nuk ishte intervistuar pasi i njëjti ishte nën ndikimin e alkoolit – i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/