image Ekskluzive: Ky është i dyshuari që po kërkohet nga Policia për vrasjen në Prizren

Siguri

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që po kërkohet nga Policia për vrasjen në Prizren

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot një rast të rëndë që ka ndodhur në Prizren ku Beqir Morina ka mbetur pa shenja jete pasi dyshohet se u privua nga jeta nga një burrë rreth të 50-tave.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që është shpallur në kërkim si i dyshuar për këtë rast është Aziz Gashi nga Klina.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana. I dyshuari nga automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Është komnstatuar vdekja e viktimës në vendin e ngjarjes. Viktima është mashkull shqiptar i moshës rreth 48 vjeçar dhe i dyshimti është rreth moshës 50-55 vjeçare. I dyshuari është në kërkim nga Policia.

Policia bashkë me njësinë e forenzikës janë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/