Sinjali ka siguruar ekskluzivisht identitetin e të dyshuarit për kanosjen e punëtores së “Art Motion”. Bëhet fjalë për Besnik Gjocajn, 33-vjeçar, i cili dyshohet se ka shkaktuar incidentin në zyrat e kompanisë Art Motion në Fushë Kosovë.
Sipas burimeve të Sinjalit, ai fillimisht kishte hyrë në zyrat e kompanisë, ku dyshohet se kishte kërcënuar punonjësen E. S. me fjalët: “Do ta paguani me jetë”.
Pas shoqërimit në Stacionin Policor, i dyshuari dyshohet se vazhdoi me sjellje agresive, duke goditur me kokë raftet brenda ambienteve të Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti po hetohet për veprat penale “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!