Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast që ka ndodhur së fundmi në një familje në Vushtrri, saktësisht në fshatin Stanoc i Ulët, ku një person ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe ka denoncuar axhën e tij.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Fehmi Gjakova.
I dyshuari dyshohet se me anë të telefonit kishte kontaktuar me nënën e viktimës, ku përmes së cilës i’a kishte përcjellë kërcenimet nipit të tij.
Konflikti verbal dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje mes tyre, ku si rezultat i denoncimit, Policia ka kryer bastitsje tek shtëpia e Gjakovës ku i është gjetur një pushkë gjahu dhe fishekë të llojeve të ndryshme.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori rastin e ka iniciuar “Kanosje” dhe “Mbajtje të paautorizuar të armës”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.