image Ekskluzive: Ky është i dyshuari që kërcënoi kryeministrin Kurti përmes rrjeteve sociale

Siguri

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që kërcënoi kryeministrin Kurti përmes rrjeteve sociale

news image

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh, raporton Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht edhe emrin e personit që dyshohet se e kërcënoi kryeministrin Albin Kurti përmes rrjeteve sociale e që bëhet fjalë për 21 vjeçarin, Milan Radivojevic.

I dyshuari u arrestua dje nga Policia e Kosovës në Zveçan dhe se tashmë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjatë aksionit për prangosjen e 21 vjeçarit, është kryer një kontroll në banesën e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie pa leje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/