Të shtëna me armë janë dëgjuar para rreth 1 ore në lagjen Mati 1 në Prishtinë, konkretisht në afërsi të furrës Hasi. Gazeta Sinjali raportoi se një person po dyshohet se ka shkrepur armën rreth 10 herë dhe i njëjti tashmë është arrestuar.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë të ditur se personi që është arrestuar si i dyshuar lidhur me këtë rast është Ilir Sopjani, rreth 42-vjeçar.
Bazuar në informacionet e para, nuk ka persona të lënduar, teksa Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë përkatëse që po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.
Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe posa të ketë një konfirmim zyrtar, do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.