image Ekskluzive: Ky është i dyshuari që gjuajti me armë në Vushtrri, cak pronari që ia lëshoi lokalin me qira

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që gjuajti me armë në Vushtrri, cak pronari që ia lëshoi lokalin me qira

news image

Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në Vushtrri, ku në fshatin Stanoc janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat e nevojshme, ndërsa kanë arrestuar edhe personin e dyshuar në lidhje me këtë rast, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i dyshuari i cili përfundoi në prangat e Policisë është Shaip Maloku, rreth moshës 47-vjeçare.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, pas një mosmarrëveshjeje për shkak të një lokali.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima i cili ia kishte lëshuar lokalin me qira të dyshuarit, i ka kërkuar llogari atij për disa dëmtime të shkaktuara.

Si pasojë e kësaj, i dyshuari ka shkrepur armën e zjarrit, mirëpo nuk ka arritur ta qëlloj viktimën.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një gëzhojë, ndërsa të dyshuarit I është sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/