image Ekskluzive | Ky është i dyshuari që gjuajti disa herë me armë pas konfliktit me fqinjin në Vushtrri

Ekskluzive

Ekskluzive | Ky është i dyshuari që gjuajti disa herë me armë pas konfliktit me fqinjin në Vushtrri

news image

Mosmarrëveshjet mes fqinjëve jo rrallëherë eskalojnë në përleshje e kanosje serioze dhe përfundojnë si raste në Polici, ku kërkohet ndihmë.  Një incident i tillë ka ndodhur së fundmi në fshatin Stanovc i Epërm të Vushtrrisë, ku një person ka shtënë disa herë drejt një fqinjit të tij pas një zënke, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti është raportuar të premten, kur viktima ka njoftuar policinë se fqinji i tij ka shtënë 4-5 herë me armë automatike në drejtim të tij, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është Afrim Bulliqi.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë në hyrje të oborrit të të dyshuarit.

Po ashtu, njësia e hetimeve ka konfiskuar edhe armën e përdorur në incident.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/