Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët marrin vetura me qira ose në mirëbesim dhe shkelin marrëveshjet që bëjnë me pronarët për shfrytëzimin e tyre. Shpesh ato automjete nuk kthehen në kohë, shiten, ose ‘zhduken’, çka i detyron ata të kërkojnë ndihmë nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali merr vesh se një rast i tillë është denoncuar sot në Stacionin Policor në Prishtinë, ku një person ka raportuar se është mashtruar gjatë një marrëveshjeje për ndërrim veturash.
Sipas informacioneve që i janë dhënë Gazetës Sinjali, ankuesi kishte bërë marrëveshje me personin e identifikuar si R.S., i cili kishte pranuar të dorëzonte një veturë të marrë me qira në këmbim të veturës së ankuesit, një BMW X5 me ngjyrë gri metalike, si dhe me targa të njohura për redaksinë.
Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se i dyshuari për mashtrimit të qytetarit R.S. është Ridvan Svarqa.
Ky i fundit bashkë me veturën BMW X5 e shpallur në kërkim, pasi aktualisht është në arrati.
Ai dyshohet se ka marrë në mënyrë mashtruese veturën luksoze BMW X5 me ngjyrë gri metalike, e cila është shpallur zyrtarisht në kërkim nga Policia e Kosovës.
Ndërkohë rasti është duke u hetura si ‘Mashtrim’, dhe hetuesit janë vënë në kërkim të të dyshuarit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.