image Ekskluzive: Ky është i dyshuari që e kërcënoi me armë automatike të riun në Pejë – Policia sekuestron AK-47, por ai arratiset

Ekskluzive

Ekskluzive: Ky është i dyshuari që e kërcënoi me armë automatike të riun në Pejë – Policia sekuestron AK-47, por ai arratiset

news image

Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit që dyshohet se ka kryer një akt të rëndë kërcënimi me armë zjarri në fshatin Turjakë të Pejës, ku mbrëmjen e 5 qershorit u raportua një rast me rrezikshmëri të lartë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari për kanosje dhe mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armës është Edmond Beqiri, i cili dyshohet se ka dalë para një shtëpie familjare me armë automatike AK-47 në dorë dhe ka kërcënuar viktimën M.K, 27 vjeçar me fjalë serioze kërcënuese.

Sipas deklaratës së viktimës, i dyshuari kishte ardhur me një veturë Golf 2, ngjyrë e kaltër, dhe pa paralajmërim kishte zbritur me armën në dorë duke i bërtitur viktimës në oborrin e shtëpisë së tij. Në atë moment, nëna e viktimës ka tentuar ta ndalojë duke ia kapur armën, ndërsa vetë Mendimi ka ndërhyrë dhe i ka thyer një xham të veturës, me qëllim që ta ndalojë të dyshuarin nga largimi.

Përkundër përpjekjeve, i dyshuari ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima ka pësuar lëndime në dorën e djathtë dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, të cilat kanë sekuestruar një armë automatike AK-47 (pa numër serik) dhe një predhë të gjallë. Policia ka tentuar ta lokalizojë Edmond Beqirin në shtëpinë e tij, por nuk ka arritur të kontaktojë me të.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për dy vepra penale dhe është urdhëruar patrullim i përhershëm në afërsi të shtëpisë së viktimës, deri në arrestimin e të dyshuarit.

Sinjali do të raportojë më tej nëse i dyshuari bie në prangat e Policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/