Një gjuajtje me armë ka ndodh në fshatin Potereq të Klinës, mbrëmjen e kaluar, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se cak i të shtënave ka qenë kamerieri i lokalit “Doni” që operon në fshat, në drejtim të të cilit është shtënë disa herë.
Fatmirësisht punonjësi i kafenesë ka shpëtuar pa plagë, por i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Gazeta Sinjali merr vesh se i dyshuari për këtë rast është: Pajtim Etemi, rreth 34-vjeçar.
Ky i fundit tashmë është shpallur në kërkim nga Policia, por deri në këtë moment nuk është gjetur.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.