image Ekskluzive/ Ky është i dyshuari për vrasjen e rëndë në Kaçanik

Siguri

Ekskluzive/ Ky është i dyshuari për vrasjen e rëndë në Kaçanik

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, ku si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri ka mbetur i vrarë Hasan Berisha dhe është plagosur rëndë vëllai i tij, Kastriot Berisha, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Policia tashmë ka identifikuar dorasin e kësaj vrasjeje të rëndë dhe pritet arrestimi i tij së shpejti.

Sinjali mëson nga qytetarët që ishin prezent në vendin e ngjarjes ku ndodhi vrasja e rëndë, se i dyshuari i shpallur në kërkim për vrasjen e rëndë është Hiqmet Qorri.

Gazeta Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/