image Ekskluzive | Ky është i dyshuari për therjen pranë “X-Bar” në Shtime – 38-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital

Ekskluzive

Ekskluzive | Ky është i dyshuari për therjen pranë “X-Bar” në Shtime – 38-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital

news image

Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë në orët e para të mëngjesit në Shtime, ndërsa Policia ka identifikuar personin që dyshohet se e kreu sulmin dhe është vënë në kërkim të tij, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Kushtrim Ferati, ndërsa viktimë e rastit Rinor Hysaj rreth 38-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 19 korrik, rreth orës 02:50, në rrugën “2 Korriku”, pranë lokalit “X-Bar” në Shtime.

Burimet thonë se Policia është njoftuar rreth orës 03:00 se një person po kërkonte ndihmë pasi ishte therur me mjet të mprehtë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë patrullat policore dhe ekipi i Emergjencës.

Kur kanë mbërritur në lokacion, zyrtarët policorë kanë gjetur Rinor Hysajn me plagë të shkaktuara nga mjet i mprehtë në bark, qafë dhe duar.

38-vjeçari fillimisht ka marrë trajtim në QKMF Shtime, ndërsa për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Ferizaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë, të cilët kanë kryer ekzaminimin dhe kanë nisur grumbullimin e provave.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Kushtrim Ferati dyshohet se është autori i sulmit dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Policia po vazhdon kërkimet për arrestimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/