Konflikti verbal mes dy të rinjve, të mërkurën në mbrëmje, në fshatin Ramjan në Viti përfundoi me tentim vrasje. Një 23-vjeçar u sulmua nga një person, pas një mosmarrëveshje mes tyre që eskaloi në therje me thikë. I dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është urdhëruar masa e ndalimit policor, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjilan, ndërsa tashmë është zbuluar identiteti i personit të dyshuar.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i arrestuari për këtë rast është Bejtush Hyseni, rreth 19-vjeçar.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit ndaj tij në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë”.
Në anën tjetër, viktima që u ther me thikë është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij tashmë është stabilizuar.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.