image Ekskluzive: Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në shisha bar në Podujevë - shpallet në kërkim nga Policia

Siguri

Ekskluzive: Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në shisha bar në Podujevë – shpallet në kërkim nga Policia

news image

Një përleshje që nisi në orët e mesnatës në Shisha Bar ‘Host’ te Parku i Qytetit në Podujevë përfundoi me plagosjen e një 27-vjeçari, i cili u qëllua me armë zjarri.

I dyshuari për këtë rast është akoma në arrati, ndërkohë që viktima është dërguar në spital. Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se sipas informacioneve të para i dyshuari që ka shkrepur një here në drejtim të viktimës (emër i njohur për redaksinë) është Petrit Bahtiri, 29-vjeçar.

Ai tashmë është shpallur në kërkim nga Policia, pasi kishte ikur posa gjuajti me armë zjarri dhe nuk është gjetur as në shtëpinë e tij. Të gjitha njësitet janë aktivizuar për kapjen e tij, derisa viktima është transferuar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas burimeve të njëjta, i riu u pranua në këtë qendër me gjakderdhje të madhe në njërën këmbë, ku u plagos me armë zjarri, prandaj pritet t’i nënshtrohet një intervenimi.

Lidhur me këtë rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit janë marrë të gjitha veprimet hetimore dhe rasti është iniciuar si vrasje në tentativë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/