image Ekskluzive: Ky është i dyshuari për grabitjen në marketin në rrugën ‘Muharrem Fejza’, u dorëzua në Polici mbrëmë

Siguri

Ekskluzive: Ky është i dyshuari për grabitjen në marketin në rrugën ‘Muharrem Fejza’, u dorëzua në Polici mbrëmë

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi ekskluzivisht se personi që dyshohet se kreu grabitje në një market në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, është dorëzuar në Polici. I dyshuari që nën kërcënimin e thikës kishte marrë një shumë të parave, u bë i gjallë pas 2 muajve në arrati.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari për grabitjen në marketin ‘A&B’është Ruzhdi Kolgeci, 28-vjeçar.

Kolgeci gjatë intervistimit në stacion policor, ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

28-vjeçari gjatë grabitjes i kishte shkaktuar lëndime trupore shitëses e cila është vajza e pronarit, pasi e kishte sulmuar atë dhe më pas kishte arritur të marrë rreth 500 euro nga arka.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shteti ka nxjerrë aktvendim që Kolgecit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Grabitje’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/