image Ekskluzive: Ky është i dyshuari për gjuajtje me armë afër një restoranti në Llukar të Prishtinës

Siguri

Ekskluzive: Ky është i dyshuari për gjuajtje me armë afër një restoranti në Llukar të Prishtinës

news image

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të shtunën në mbrëmje, afër një restoranti në Llukar të Prishtinës, ku për motive akoma të panjohura një person shkrepi armën, por fatmirësisht s’pati të lënduar. Dy persona përfunduan në stacion si të dyshuar dhe rasti tashmë është konfirmuar nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u dërgua në mbajtje për përdorim të armës është Asdren Çeku, rreth 31-vjeçar.

Ndërsa, personi tjetër që u intervistua si i dyshuar, por për armëmbajtje pa leje është E.Gashi, i cili u lirua më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari m/k (mashkull kosovar) për shkak se i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë. Tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

Po ashtu në cilësi të dyshuarit është intervistuar edhe një i dyshuar tjetër m/k tek i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 25 fishekë.

I arrestuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/