Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodh para dy ditësh në Klinë, ku një vajzë ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe është detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është: Dion Berisha, 23-vjeçar.
Siç mëson Gazeta Sinjali, akti i dhunës dhe ai i detyruar seksual ka ndodh në shtëpinë e të dyshuarit.
Berisha, 23 vjeçar, që është arrestuar nga Policia, dyshohet se e ka incizuar gjithë ngjarjen me telefonin e tij, zbulon Gazeta Sinjali nga burimet e saja.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia klinase, e cila ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, pas lëndimeve që ka marrë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, vazhdon njoftimi i Policisë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.