image Ekskluzive/ Ky është i dyshuari për dhunimin e 13-vjeçares, konsumues i heroinës

Siguri

Ekskluzive/ Ky është i dyshuari për dhunimin e 13-vjeçares, konsumues i heroinës

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Gjakovë, ku dyshohet se një vajzë 13-vjeçare, e cila nga prindi ishte raportuar e zhdukur, është dhunuar seksualisht nga një 34-vjeçar.

Sinjali mëson se personi i cili u arrestua nën dyshimet për dhunimin e vajzës 13-vjeçare nga Gjakova është 34-vjeçari Shëndrim Llolluni, i cili po ashtu u kap në flagrancë teksa konsumonte heroinë në tualetin e marketit ‘Viva Fresh’ në rrugën ‘UÇK’ në Gjakovë.

Tri ditë pasi u raportua e zhdukur, vajza 13-vjeçare u gjet nga familjarët e saj në Junik. E njëjta më pas u dërgua në Stacion Policor në Gjakovë, ku dha deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.

E detajet tronditëse u zbuluan më pas, pasi që dyshohet se gjatë kohës që 13-vjeçarja ishte e zhdukur, ajo u dhunua sistematikisht nga 34-vjeçari Shëndrim Llolluni i cili rezulton të jetë konsumues i heroinës.

Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari tashmë ka rënë në prangat e Policisë.

I dyshuari mbrëmë rreth orës 21:00 është arrestuar nga Policia. Hetimet për zbardhjen e rastit janë në vijmësi. Gjindet në ndalim policor prej 48 orësh”, tha Xhurkaj për Sinjalin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/